Bajqinovci e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: “Opozita” po e shkel Kushtetutën
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, beson se ish-opozita po e shkel Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se këtë po e bëjnë duke mos votuar komisionin për votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se një gjë të tillë e thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë qartë se ata që vijnë e nuk votojnë e shkelin Kushtetutën. Besoj e dini. Ata të cilët nuk votojnë e shkelin Kushtetutën, është në aktgjykim, dhe besoj që opozita po e shkel Kushtetutën”, ka thënë Bajqinovci.