Bahrim Shabani zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Deputeti nga Grupi Parlamentar Multietnik, Bahrim Shabani në seancën e ditës së sotme është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Shabani ka marrë të gjitha 73 votat e deputetëve të kuvendit që kanë marrë pjesë në votim.
Ai mori këtë pozitë pas dorëheqjes së Bekim Arifit.
Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë pozitë deri më 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emir tjetër.
“Nga 75 deputetë, kanë votuar 73 deputetë. Të gjitha votat ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.