“Babai dhe babai”, kryetari i Gjilanit në tre rreshta e përmend dy herë Kurtin, për shfaqjen që s’shkuan me kohë - NACIONALE

“Babai dhe babai”, kryetari i Gjilanit në tre rreshta e përmend dy herë Kurtin, për shfaqjen që s’shkuan me kohë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Gjilanit, i cili vjen nga rradhët e partisë Vetëvendosje, duke njoftuar ne Facebook se e ka parë shfaqjen “Babai dhe babai” në kuadër të manifestimit "Flaka e Janarit", e përmend kryeministrin Kurti dy herë në tre rreshta.

Mbase do të ishte normale nëse nuk do ta dinim një fakt që u bë i ditur dje.

Gazetari Vudi Xhymshiti i cili ishte poashtu mbrëmë në Teatrin e Gjilanit, shkroi në tëitter, se si Kurti e Hyseni u vonuan gati një orë për të arritur në kohën e përcaktuar kur do të fillonte shfaqja.

Por ata nuk humbën asgjë. Siç ka treguar gazetari Xhymshiti, shfaqja u shtye deri kur Kryeministri Kurti u shfaq aty. Madje sipas Xhymshitit, fillimisht për politikanët u thanë disa lavdata e u përmendën me emër, e tek pastaj filloi shfaqja.

Por, “shfaqja” e cila nuk mbaron me Flaken e Janarit, është kjo e politikanëve.

Hyseni në postimin që e bëri sot, në lidhje me emocionet që përjetoi publiku gjilanas karshi lojës së aktorëve, në rreshtin e parë të postimit, vendosi t’i shkruaj këto rreshta: “shfaqja emocionoi skajshëm publikun gjilanas në prezencë të kryeministrit Kurti

Postimi i Hysenit:

Shfaqja "Babai dhe babai", emocionoi skajshëm publikun gjilanas në prezencë të kryeministrit Kurti

Në skenën alternative të Teatrit të Qytetit në Gjilan, në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për të dytën herë brenda pak ditësh, ndoqëm nga afër rrjedhën e manifestimit, por edhe vet Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2023".

Me tekst nga Jeton Neziraj dhe regjisor Kushtrim Koliqi, realizuar nga Teatri "Integra", shfaqja "Babai dhe babai" kishte për temë fatin e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë, e cila u interpretua me një dramacitet e ndjeshmëri të lartë, duke na emocionuar skajshëm të gjithë të pranishmëve.

Nga një dramë e zakonshme familjare, kjo shfaqje tejet unike zbuloi një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, plagë që ka ngelur e pashëruar tek populli shqiptar në Kosovë, duke mbajtur peng familje të tëra, për të mësuar për fatin e familjarëve të tyre të zhdukur!

Kjo dramë dha shumë për "Flakën e Janarit 2023". Për ata që duam t'i mbajmë afër... dhe i mbajmë!


Postimi i gazetarit Xhymshiti:

"Është nata e pestë e Festivalit të Dramës në Gjilan. Dhe më duhet të cicëroj përsëri. Shfaqja u ndërpre për pesëmbëdhjetë minuta sepse disi kryetari i Gjilanit A. Hyseni dhe kryeministri i vendit Albin Kurti dhe kolegët e tij ministra, paskan vendosur të mbërrijnë me vonesë. Njësoj si unë dhe shumë qytetarë të tjerë artdashës gjilanas, jam i sigurt se edhe KM Kurti e Kry Hyseni, e dinin që shfaqja ishte planifikuar të fillonte në ora 21:00, por duket se dikujt nuk po i bëhet vonë edhe të arrijnë arsyeshëm me kohë në teatër. Përveç vonesës për shfaqjen dhe kërkesës për ndalimin e fillimit të saj deri në mbërritjen e tyre, politikanët kërkuan gjithashtu që të përmenden dhe të përgëzohen për praninë e tyre. Çfarë humbje. Ju lutem politikanë, edukohuni." - njoftoi gazetari Xhymshiti përmes disa cicërimave në llogarinë e tij në Tëitter.

Lajme të ngjashme