Azemi: Kjo është një kohë e errët për gazetarinë dhe qytetarët që meritojnë informacion të lirë
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas publikimit të indeksit për lirinë e mediave.
Ai ka thënë se qeveia ka bërë shkelje flagrante në raport me mediat.
Postimi:
Në Kosovë, liria e medias po rënkon me çdo ditë që kalon.
Qeveria e 4 vjetëve të fundit është përgjegjëse për këtë shkelje flagrante të të drejtave të gazetarëve dhe mediave.
Qeverisja e këtij regjimi po e mbyt transparencën dhe fjalën e lirë, duke e përdorur pushtetin për të kontrolluar informacionin.
Kjo është një kohë e errët për gazetarinë dhe qytetarët që meritojnë informacion të paanshëm dhe të lirë.