Avokati nga Mitrovica: Im bir po rritet me zërat e alarmit të luftës
Avokati nga Mitrovica, Armend Shkoza, përmes një shkrimi në Facebook, ku i ka bashkangjitur një video teksa dëgjohen alarmet në pjesën veriore të kësaj komune, ka shkruar rreth situatës së sotme në veri të vendit.
Shkoza ka thënë se biri i tij po rritet duke dëgjuar zërat e alarmit të luftës, teksa ka thënë se ende e dëgjojnë frazën “Juve Mitrovicës gjithë ua kena pa sherrin"
“I biri im Leka po rritet me zërat e alarmit të luftës. Kambana po bie për ata që kanë vesh dhe që dëgjojnë. E ne do të dëgjojmë frazat e përsëritura "Juve Mitrovicës gjithë ua kena pa sherrin!", ka shkruar Shkoza.