Avokati Koci njofton: Janë pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut nga Prokuroria e Hagës - NACIONALE

Avokati Koci njofton: Janë pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut nga Prokuroria e Hagës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arianit Koci, avokat, ka njoftuar në lidhje me klientin e tij, Halil Çadraku, i cili u hetua nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Koci ka njoftuar se janë pushuar hetimet.

Ai ka vlerësuar se ky është një zhvillim i rëndësishëm.

“Pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, kam kënaqësinë të njoftoj se hetimet ndaj klientit tonë, z. Halil Çadraku, janë pushuar.

Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit” – ka shkruar Koci.

Lajme të ngjashme