Avokati i Radojçiqit do të flasë për media në ora 14:00
Goran Petronijeviq, përfaqësuesi i kriminelit famëkeq Milan Radojçiq, do të flas në emër të këtij të fundit për sulmet terroriste më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, kanë raportuar mediat serbe.
Adresimi i tij do të bëhet në Qendrën Mediatike të Beogradit dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në YouTube në faqen e kësaj qendre.