Avokati i Popullit shprehur shqetësimet për gjendjen e rëndë në RTK, “masha e Kurtit” hidhet në sulm: Avokat i AAK-së
Koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihari, e cila njihet edhe si “komisarja e VV-së”, apo “masha e Kurtit, ka sulmuar edhe një institucionet të pavarur të Republikës së Kosovës.
Letra e djeshme e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, për zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Buslimi, duket se i ka penguar shumë Dejona MIlahit.
Shqetësimet që Qelaj i ka shprehur në atë letër në lidhje pagat e punëtorëve të RTK-së janë bërë shkas që Mihali të përdor etiketime të ulëta ndaj institucionit të Avokatit të Popullit.
Në profilin e saj në “Faceboo”, ajo ka shkruar se Naim Qelaj është avokat i AAK-së.
“Avokati i AAK, e fatkeqësisht zyrtarisht "i popullit" u kujtua të dërgojë letër për pagat e punëtorëve të RTK-së. Mirë shumë. Po punëtorët e Telekomit nuk janë Kosovë për Avokatin? Apo paratë e tyre i zhvat Devolli me përmbarues nga llogaritë bankare. E këto të RTK duhet veç të konstituohet Kuvendi që të jipen. E kur është kështu le të gjuajmë ndonjë gurë nga Qeveria jemi që jemi”, ka shkruar Mihali.
Një ditë më parë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i është drejtuar me një letër zëvendëskryeministrit në detyrë , Besnik Bislimi, në lidhje me situatën e rëndë financiare në të cilën ndodhet Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).
Në këtë letër, ai ka shprehur shqetësimin për pasojat që mund të këtë mosalokimi i buxhetit në funksionimin e transmetuesit publik.
“Lidhur me ketë çështje, Avokati i Popullit thekson se mos pagesa e pagave cenon të drejtën e rreth 700 punëtorëve në RTK. Gjithashtu kjo ndikon në mosfunksionimin e mirëfilltë në RTK, ndikon drejtpërdrejt në të drejtën për informim përkatësisht lirinë e medieve, si e drejtë e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosoves, dhe konsideron se është obligim i përbashkët institucional që të gjendet një zgjidhje alternative, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e punës së RTK-së”, është thënë në letrën e Avokatit të Popullit.
As Dejona Mihali dhe askush prej Qeverisë deri me tani nuk ka treguar se kur mund t`i marrin pagat e tyre punëtorët e RTK-së.
Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, dje ka bërë përpjekje për t`i mësuar punëtorët e RTK-së se si të punojnë pa paga.
Duke harruar se partia qe e ka bërë drejtor të këtij mediumi, për herë të parë, ka lënë punëtoret e Televizionit Publik pa paga, ai ka shkruar për sakrificën që po e bëjnë punëtoret e RTK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur edhe dinjitetin.
“Sot, punëtori i vërtetë i RTK-së u ngrit nga gjumi jo sepse e thirri ora, por sepse e thirri ndërgjegjja e pastër. Jo për të fituar kafshatën e bukës, por për të qëndruar. Jo për të përfituar diçka materiale, por për të mos e humbur diçka shumë më të thellë: dinjitetin. Punëtori që me djersë e pa dallavere ka punuar qe 26 vjet e dinte që dita e sotme nuk do të paguhet. Që puna që do ta bëjë nuk do të përkthehet në numra bankarë, në bukë të tavolinës, në qumësht të fëmijës. E megjithatë, ai u vesh, mbathi këpucët dhe e mori rrugën drejt RTK-së”, ka shkruar ai.
Në statusin e tij të gjatë, ai nuk e ka dhënë asnjë kritikë për Qeverinë në detyrë, e cila ka lënë pa paga punëtorët e RTK-së.
“Sepse ndonjëherë, puna nuk është vetëm mjet për mbijetesë. Është një mënyrë për të mos e humbur veten në një botë që të fshin ngadalë. Është rezistencë pa zhurmë. Është një akt filozofik: të krijosh vlerë, edhe kur sistemi nuk të njeh si të vlefshëm. Në zyrë nuk gjeti atmosferë feste, por kishte një lloj heshtjeje të shenjtë në pritje të mbledhjes nga Qeveria. Si në manastire a xhami, ku besimtarët nuk presin pagë për lutjet e tyre. Si në teatro, ku aktorët vazhdojnë të luajnë edhe kur salla është gjysmë bosh. Si në ara, ku bujku e punon tokën jo sepse dikush e sheh, por sepse toka nuk pret”, ka shkruar ai.