Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është dërguar në Prokurorinë Speciale për një deklaratë - NACIONALE

Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është dërguar në Prokurorinë Speciale për një deklaratë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Mahmut Halimi ka treguar se klientin e tij Ridvan Muharremit Policia e Kosovës e ka dërguar për intervistim në Prokurorinë Speciale.

Ai ka thënë se vetëm pas intervistomit do të dihet statusi i klientit të tij.

Urdhër arrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë dhe mandej vendoste se çfarë do të jetë epilogu dhe statusi i tij”, ka thënë ai para medieve.

Ai ka treguar se bastisja ka të bëj më rezervat shtetërore.

Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se fjala është për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe vajit. Për këtë do të japim sqarime atje. Provat janë, kështu që gjithçka do të sqarohet”, ka thënë Halimi.

Lajme të ngjashme