Avdullah Hoti: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve - NACIONALE

Avdullah Hoti: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë “stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve”.

Kështu, ai ka kërkuar që dialogu të zhvillohet në Bruksel e Uashington.

“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet, se derisa kryeministri Albin Kurti po qëndron në Greqi, ai takoi emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë, zëdhënësi për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian (BE), Peter Stano, ka njoftuar me anë të një postimi se nesër në Bruksel emisari Llajçak do të takojë kryenegociatorin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Të dy kryenegociatorët – edhe Besnik Bislimi por edhe Petar Petkoviq – e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Stano ka njoftuar se konteksti i takimit do të jetë pikërisht dialogu me fokus te “implementimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapave përpara drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës.”

Lajme të ngjashme