Avdullah Hoti numëron kapjen e tri institucioneve publike nga pushteti - NACIONALE

Avdullah Hoti numëron kapjen e tri institucioneve publike nga pushteti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur në seancën e Kuvendit ku po kërkohet shkarkimi i Bordit të RTK-së.

Hoti ka numëruar tri institucione publike të kapura nga pushteti: AKI-ja, RTK-ja dhe Zyra e Auditorit.

“Tek RTK-ja, përmes raportimeve se AKI-ja ka dërguar informata përmes kanaleve të tjera, që të transmetohen lajme të ndryshme në RTK. Një institucion public është bërë pjesë e agjendës së AKI-së për luftën hibride. Kjo formë e funksionimit të RTK-së ka funksionuar vetëm në sistemet e kaluara, prandaj është cenuar e komprometuar misioni i RTK-së. RTK-ja e ka buxhetin të përafërt ose më shumë se Kuvendi i Kosovës, e financojmë nga taksat e qytetarëve. Ka qenë skandaloze ma pa si drejtorit të AKI-së i pamundësohet raportimi. Ose përcjellja e gazetarëve, ndoshta me të drejta, nga agjentë të AKI-së. Komisionit duhet t’i tregojë pse po ndodh kjo. Është pamundësuar raportimi i drejtorit të AKI-së”, tha Hoti, raporton Nacionale.

Lajme të ngjashme