Avdullah Hoti: Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar rreth deklarimeve për media të ministres së MINT, Rozeta Hajdari.
Hoti ka thënë se ministrja e ka hallin se zyrtarët policorë që kanë konfiskuar materialet për rezervat shtetërore nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumente.
Ai tutje ka thënë se ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë.
“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media). Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore. Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë.” – ka shkruar Hoti.
