Avdiu: "Tash Asocacioni u kthye në kompromis për me i kthy serbët në institucione" - NACIONALE

Avdiu: "Tash Asocacioni u kthye në kompromis për me i kthy serbët në institucione"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja, Zana Avdiu pretendon që Asociacioni është kthyer në kompromis për rikthimin e serbëve në institucione.

Ajo thotë se Asociacioni është dashur të jetë kushtëzim ndaj Serbisë për njohje të Kosovës e jo për kthimin e serbëve në institucione.

Avdiu pret që tash duhet të bëhen kompromise të tjera për njohje.

Ne vend qe asocacionin me kushtezu me njohje te Kosoves, tash asocacioni u kthye ne kompromis, per me i kthy serbet ne institucione. E ku ta dime, cfare kompromisi tjeter te madh duhet me ba tash, per njohje! Miremengjesi!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Lista Serbe ka thënë se janë larguar nga institucionet e Kosovës dhe kthimin e tyre e kanë kushtëzuar me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe tërheqjen e vendimit për targat ilegale.

Lajme të ngjashme