Avdiu mëson për rastin e nxënësit në Pejë: Si duket bëhet fjalë, për një fëmijë që paska qenë i bullizuar - NACIONALE

Avdiu mëson për rastin e nxënësit në Pejë: Si duket bëhet fjalë, për një fëmijë që paska qenë i bullizuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja Zana Avdiu ka reguar pas rastit ku dyshohet se një fëmijë 16-vjeçar kishte planifikuar vrasjen e nxënësve të klasës në Pejë.

Avdiu ka thënë se sipas burimeve të saj, fëmija ka qenë cak i bullizmit.

"Si duket behet fjale, per nje femije qe paska qene i bullizuar. Ai paska mbledhe emra, i paska regjstru ne nje fletore, dhe paska pas target- ashtu sic lexova ne lajme, dhe burime nga prokuroria. Behet fjale per nje femije aspak problematik, te urte e te pakaluar kriminale. Tipik figure e femijeve, qe zakonisht bullizohen." - ka shkruar ajo.

Më tej, Avdiu ka thënë se nuk është faji i fëmijës por i shoqërisë dhe faji i edukimit të keq.

"Shoqnia jone eshte tmerresisht bullizuese. Eshte tmerresisht lincuese. Femijet i meson te jene te dhunshem, shtypes e bullizues. Femijet i edukojne tmerresisht keq. Sidomos femijet djem. Kosova, lehte ka mund te tronditet nga nje ngjarje e tille. Dhe, ky nuk eshte faj i femijes, por, faj i shoqnise, faj i edukimit te keq. Eshte koha me kallxu kujdes te vecante, sidomos ne shkolla. E dime secili prej nesh, se cka eshte bullizmi, edhe si ndodh neper shkolla." - ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Lajme të ngjashme