Austria përshëndetheqjen e barrikadave: Tani duhet angazhim në dialog
Ministria e Jashtme austriake, përmes një shkrimi në Twitter ka përshendetur shtensionimin në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për angazhim ta palëve në dialog i cili prodhon normalizim.
Në një postim në Twitter, ministria austriake deklaroi se nevojitet stabilitet në rajon.
"Ne mirëpresim deeskalimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të mundësuar nga BE, SHBA dhe NATO-KFOR. Ne kemi shumë nevojë për stabilitet në rajon, angazhim urgjent dhe konstruktiv të të dyja palëve, si dhe progres real në dialogun për normalizim. Rrugës për në BE pa pengesa”, thuhet në njoftimin e MSP-së së Austrisë.
We welcome the de-escalation between #Serbia and #Kosovo facilitated by 🇪🇺 & 🇺🇸 & @NATO_KFOR. We very much need stability in the region, immediate & constructive engagement by both sides, as well as real progress in the normalisation dialogue. No roadblocks on the path to the EU!
— MFA Austria (@MFA_Austria) December 29, 2022
