Aspak befasuese: Lista Serbe merr pjesë në “Kuvendin gjithëserb” në Beograd - NACIONALE

Aspak befasuese: Lista Serbe merr pjesë në “Kuvendin gjithëserb” në Beograd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Beograd është duke u mbajtur një mbledhje e ashtuquajtur si “Kuvendi gjithëserb”.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, kjo mbledhje është karakterizuar me lutje për Serbinë e Republikën Serbe e me deklarata politike e folkor.

Në këtë mbledhje, që për moto kishte “Një komb, një kuvend – Serbia dh Sërpska”, janë duke marrë pjesë edhe përfaqësues të Listës Serbe.

Përveç tyre, pjesë e këtij takimi janë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe.

Lajme të ngjashme