Asociacioni, Tahiri kritikon Osmanin: Presidente e paradokseve - NACIONALE

Asociacioni, Tahiri kritikon Osmanin: Presidente e paradokseve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cilat sot ka thënë se drafti i Asociacionit nuk do të kalojë testit e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se presidentja Osmani e ka ndërruar qëndrimin rreth kësaj çështje.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Osamni është presidente e paradokseve.

“Presidentja e paradokseve - njehere dha verejtje zyrtare per dokumentin e statutit te asociacionit te hartuar nga BE qe nenkupton se e ka pranuar asociacionin e BE-se por me verejtje (ne takimin qe pati me Sorensenin) ndersa sot e hodhi poshte duke thene se ky statut nuk duhet te shkoj ne Gjykaten Kushtetuese - por nuk eshte cudi, sepse eshte kjo presidente qe ishte gojembyllur tere kohen ndersa foli kur u permenden zgjedhjet ne Kosove, me frike se po e shkarkohet...”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme