ASK: Në muajin gusht eksporti ka shënuar rënie mbi 20 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë me dije se në muajin gusht ka pasur rënie të eksportit në krahasim me vitin e kaluar.
Duke e krahasuar me periudhën e vitit 2020, ASK-ja ka bërë me dije se rënia eksportit kap shifrën prej 20,7%.
Sipas njoftimit të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin gusht të vitit të kaluar kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi kishte vlerën prej 523,1 milionë euro.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 3,1% në muajin gusht 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 455,8 milionë euro, krahasuar me deficitin 441,9 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 12,9%”, është thënë në njoftimin e ASK-së, raporton Koha.