Ashton për takimin e parë Thaçi-Daçiq: Ka qenë gjë e guximshme vetëm pjesëmarrja në dhomë - NACIONALE

Ashton për takimin e parë Thaçi-Daçiq: Ka qenë gjë e guximshme vetëm pjesëmarrja në dhomë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, ka folur për marrëveshjen në mes të Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, e cila është arritur në vitin 2013 në Bruksel.

Duke përshkruar vështirësitë për takimin që ka sjell marrëveshjen, ajo ka vlerësuar se takimi ka qenë veprim i guximshëm për të dy liderët.

Në një intervistë më shkrim për Radion Evropa e Lirë, Ashton ka thënë se vështirësia më e madhe për liderët është përgatitja për të ecur përpara.

“Imagjinojeni këtë skenë: Dy kryeministra, në moshë të njëjtë, nga rajoni i njëjtë, që nuk janë takuar kurrë, dhe të cilët bartin shpresat dhe aspiratat e popujve të tyre, të përziera me historinë dhe traumën e së kaluarës. Ka qenë gjë e guximshme vetëm pjesëmarrja në dhomë të njëjtë. Sfidë ka qenë njohja e së kaluarës, humbjet dhe dhimbjet e shumë personave, si dhe krijimi i një vizioni, për të siguruar që të rinjtë në Kosovë dhe Serbi, mund të shikojnë përpara drejt së ardhmes në BE. Vështirësia më e madhe për liderët është përgatitja për të ecur përpara. Është më e lehtë që të mos bësh asgjë. Fatmirësisht, të dyja palët kanë qenë të përgatitura në atë drejtim”, ka thënë Ashton.

Ish-shefja e diplomacisë së BE-së ka inkurajuar palët për dialog.

“Secila palë e di se e ardhmja e tyre varet pjesërisht nga marrëdhëniet që i ndërtojnë me Bashkimin Evropian dhe pjesërisht nga marrëdhëniet që i krijojnë brenda rajonit të tyre. Dhe, kjo nënkupton gjetjen e një rruge për të krijuar një të ardhme që ofron paqe, siguri dhe sukses ekonomik për të dyja palët. Nuk ka qenë kurrë e lehtë – Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm fillimi – mirëpo u bëj thirrje të dyja palëve që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë përgjigje”, ka është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme