Ashton: Është e rëndësishme që dialogu të shihet si diçka që rrjedh në vazhdimësi - NACIONALE

Ashton: Është e rëndësishme që dialogu të shihet si diçka që rrjedh në vazhdimësi

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, ka ftuar palën kosovare të jetë konstruktive në dialogun e Brukselit.

Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Ashton ka thënë se në dialog duhet të bëhen kompromise për të arritur diçka të madhe

Ajo ka vlerësuar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë kurrë i lehtë.

Sipas saj, vështirësia kryesore e procesit ka qenë zbatimi i marrëveshjeve.

Është e rëndësishme që dialogu të shihet si diçka që rrjedh në vazhdimësi, nuk më takon mua, apo Reekrit, ju takon juve. Dialogu ju takon juve dhe Serbisë”, ka thënë Ashton. e cila gjendet në Prishtinë për promovimin e librit të saj “Dhe më pas çka: Rrëfimet e brendshme të diplomacisë së shekullit XIX”.

Ajo ka folur edhe për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

"BE-ja ka përgjegjësi dhe BE-ja duhet t’i jetësojë zotimet për të cilat është deklaruar. Nuk kam dyshim që nëse Kosova i përmbush të gjitha kërkesat e BE-së, do të bëhet anëtare e BE-së”.

Ish-kryediplomatja evropiane ka theksuar se Kosova duhet t`i përmbush të gjitha kushtet në këtë rrugëtim.

“Kosova nuk e ka luksin të thotë se BE-ja nuk po i përmbush zotimet. Duhet t’i tregoni BE-së që jeni gati”, ka thënë Ashton, raporton REL.

Lajme të ngjashme