Asambleja Parlamentare e NATO-s vendos sot për avancimin e statusit të Kosovës
Asambleja Parlamentare e NATO-s po mban sesionin pranveror në Sofje të Bullgarisë. Në punimet e kësaj asambleje pritet që të diskutohet edhe për avancimin e statutit të Kosoës. Nga ana tjetër, Serbia ka bërë kërkesë që të mos avancojë statuti i Kosovës.
Kosova po synon që statuti i vëzhguesit të kalojë në statuin e anëtarit të asocuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës aktualisht është delegacion vëzhgues me dy ulëse.
Kosova përfaqësohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Driton Hyseni (LVV) dhe Xhavit Halit (PDK).
Deputetët janë shprehur optimist që statuti i Kosovës do të avancojë.
Megjithatë, Serbia nuk po dëshiron që Kosova të ketë statut të avancuar. Ky shtet ka kërkuar përmes një leterë që të mos avancohet statuti i Kosovës.
Delegacioni serb, është takuar me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ku kërkohej mosavancimi i statutit të Kosovën.
Ndërkohë, Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus nga vendet e NATO-s për zgjerim, derisa ka folur për statusin e Kosovës në aleancë.
Ai ka thënë se shtetet që s’e njohin statusin, mund ta mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe Partneritetin për Paqe.
“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe” – citohet të ketë thënë ai nga “REL”, gjatë Asamblesë Parlamentare.
Lancaster prezantoi draft-raportin, ku mes tjerash, raportohet se ka përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja shteteve, ai ka kërkuar t’u bëhet presion që ta zhbllokojnë procesin e dialogut dhe të normalizojnë marrëdhëniet.
Çka do të thotë statuti i anëtar të asocuar?
Anëtarët e asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s gëzojnë jo edhe privilegje të pakta, por që megjithatë nuk kanë të drejtë të plota votimi.
Anëtarët e asocuar mund të marrin pjesë thuajse në të gjitha mbledhjet e komisoneve, nënkomisioneve dhe seancat parlamentare.
Megjithatë, ndryshe nga anëtarët e plotë të NATO-s, anëtarët e asociuar si Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk kanë të drejtë vote në raporte, rezoluta apo pozita udhëheqëse brenda Asamblesë.
Gjithashtu, nuk kontribuojnë financiarisht në buxhetin e Asamblesë.
Pavarësisht këtyre kufizimeve, anëtarësimi i asociuar u ofron këtyre vendeve mundësi të vlefshme për dialog dhe partneritet me vendet anëtare të NATO-s. U lejon atyre të krijojnë marrëdhënie me ligjvënës nga vendet e NATO-s, duke nxitur besimin dhe bashkëpunimin për çështjet e sigurisë.
Për më tepër, anëtarësimi i asociuar mund të shërbejë si një hap për vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s. Kjo u jep atyre qmundësinë për t'u njohur me strukturat, procedurat dhe vlerat e NATO-s duke shfaqur përkushtimin e tyre për sigurinë kolektive.
Pjesëmarrja në Asamblenë Parlamentare të NATO-s rrit dukshmërinë ndërkombëtare të anëtarëve të asociuar, duke u mundësuar atyre të promovojnë në mënyrë efektive interesat e tyre të sigurisë dhe pozicionet globale.
Ndonëse anëtarët e asociuar nuk kanë të drejta të plota votimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ata ende luajnë një rol vendimtar në pasurimin e aktiviteteve të Asamblesë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, shkëmbimit të ekspertizës dhe ndikimit në diskutime.