As katër ditë s’i mbijetojnë fjalët: Kurti kërkoi “të sanksionohen të gjithë që flasin me njerëz në Listë të Zezë” - NACIONALE

As katër ditë s’i mbijetojnë fjalët: Kurti kërkoi “të sanksionohen të gjithë që flasin me njerëz në Listë të Zezë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

S’i ka katër ditë që kur kërkoi nga Shetetet e Bashkuara të Amerikës të mbushin mish edhe më tej skeleturën e sanskionimit ndaj individëve që Thesari amerikan i Shtetit i ka në Listë të Zezë: siç është Milan Radojçiqi.

Lista e Zezë e ShBA-së duhet të jap rezultate, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para të gjithë trupës udhëheqëse të Vetëvendosje në Hotel ‘Emeralrd’, duke përfshirë “sanksionimin e të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta”.

Tri-katër ditë më vonë shpalohet edhe më tej saga e komunikimit mes Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes me (asokohe) të sanksionuarin amerikanit – tash kryeterroristit – Milan Radojçiq.

Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa konsultohet dhe pranon ofertë nga Milan Radojçiqi “sepse po ju nevojiten vota” për çështjen e pagës minimale, në të cilin ligj po liheshin jashtë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, ama për të marrë këto vota: “...kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh”, i thotë Radojçiqi Kusari-Lilës.

Hajt shohim tani…”, ia thotë Kusari-Lila, Radoiçiqit.

Komunimi mes Vetëvendosjes – përmes Kusari-Lilës – dhe Radojçiqit kishte qenë e njohur që kur i kishte publikuar gazeta Nacionale: ndërsa sot ‘Paparaci’ publikoi edhe një pjesë të re të komunikimit ndërpersonal mes tyre.

Sipas kërkesës së Kurtit të para katër-ditëve, Kusari-Lila si “kominkuese” me persona në Listë të Zezë, do të duhej të ishte ‘sanskionuar’ nga ai vet: por, jo. Si herën e kaluar e quajti “luftë hibride” duke evituar krejt përmbajtjen koordinuese mes tyre.

Ju porsa e thatë se në këtë moment ka pasur një përgjim ndaj shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Unë kam përshtypjen se këto kohë do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë sonë dhe Grupit tonë parlamentar”, tha sot Kurti.

Njëjtë si herat e kaluara – si para një viti, si para katër muaje – Kurti pretendoi të mos i ketë i dëgjuar ndonëse ishin anegjerë rrjeteve sociale e mediave, dhe iu referua një përgjigjegje të zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhukes.

Unë vetë nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin edhe e kanë shumë të qartë pse Radoiçiq ka ikur tash dhe dikur ishte në Kryeministri. Për këtë zëdhënësi i subjektit ku unë jam kryetar, pra i LVV-së, Arlind Manxhuka e ka dhënë përgjigjen e saktë”, pati thënë Kurti.

Njëjtë edhe para një viti: e pati dhënë konstatimin e mjegullt të ‘luftës hibride’ duke mos u marrë fare me çka komunikonte Kusari-Lila me Sllavko Simiqin, i cili ishte korrieri i Radojçiqit në koordinim.

"Së pari shefja e grupi parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka intepretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që mendojnë e që qartazi është një incizim që është i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që organet e drejtësisë të merren me të”.

Shefja grupit tonë paralametar natyrisht që jo vetëm që komunikon jo vec që bashkëbisedon me shefat e grupeve tjera paralamentare por ajo e ka për detyrë për çdo projektiligj të përpiqet që të sigurojë vota.”, pati thënë Kurti para një viti.

Lajme të ngjashme