Artan Behrami rikujton momentin kur Hashim Thaçi ishte operuar në QKUK - NACIONALE

Artan Behrami rikujton momentin kur Hashim Thaçi ishte operuar në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rikujtuar momentin kur ish-presidenti i Kosovës ishte operuar në QKUK.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto të Thaçit, i cili shihet duke dalë nga QKUK-ja pas operimit.

“Vetëm sa për rikujtim! Ky është momenti i daljes së Presidentit Thaçi pas trajtimit që mori në QKUK!”, ka shkruar Behrami.

Në prill të vitit 2020, ish-presidenti Thaçi i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.

Vetëm pas raportimit të gazetës Nacionale, Zyra e Presidentes ka njofton opinionin publik se dje pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Ndryshe nga ish-presidenti Hashim Thaçi, presidentja Osmani intervenimin e ka bërë në spitalin privat “Aloka”.

Lajme të ngjashme