Arrestohet personi që dyshohet se goditi babanë e tij me sëpatë në Deçan
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Deçan.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije se bëhet fjalë për personin, i cili dyshohet se në mesditën e së enjtes e ka goditur me sëpatë babën e tij, duke tentuar ta privoi nga jeta.
Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka se i njëjti është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Brenda këtij afati, sipas tij, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.
Ndër të tjera, ai ka treguar se babai i të arrestuarit pasi është goditur me sëpatë është trajtuar në spital dhe tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.