Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte – Sveçla jep detaje - NACIONALE

Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte – Sveçla jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka shkruar një status, në të cilin ka dhënë detaje rreth serbit të arrestuar për krime luftë në Graçanicë.

Ai ka shkruar se ndaj të dyshuarit, ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet gjatë kohës së luftës.

“Pjesëmarrësit në krimet makabre gjatë luftës në Kosovë duhet të mbahen përgjegjës.

Ndaj personit të arrestuar sot në Graçanicë, ka patur një punë të gjatë hetimore, nga e cila janë mbledhur prova të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet gjatë kohës së luftës.” – shkroi ai.

I pari i MPB-së ka dhënë edhe ca detaje tjera shtesë për serbin e dyshuar për krime lufte.

“Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme