Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se dhunoi një femër
Është arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se ka dhunuar një femër.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia njofton se viktima është dërguar në strehimore.
“Podujevë 23.01.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e Policisë.
