Ferizaj: Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi një 26-vjeçare në motel - NACIONALE

Ferizaj: Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi një 26-vjeçare në motel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është arrestuar në Ferizaj. Ai po dyshohet se ka dhunuar një 26-vjeçare në një nga motelet të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili shtoi se rasti ka nisur të hetohet në drejtim të vepres penale “Dhunimi”

“Sot rreth orës 04:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në një motel në Ferizaj dyshohej se ishte një rast “Dhunimi”. Policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet”, tha zëdhënësi për Nacionalen.

Lajme të ngjashme