Arrestohet një 18-vjeçar në Vushtrri, policia i gjen drogë
Policia e Kosovës të premten mbrëma e ka arrestuar një person në Vushtrri për përdorim të drogës.
Gjatë kontrollit tek dyshuari ekipet e hetuesisë gjetën substanca narkotike.
“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Bahri Kuqii”,në kohën kurë zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjet është gjetur dhe është konfiskuar një qese e vogël me substancës narkotike.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Në cilësi të dyshuarit është arrestuar A. P., 18-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt