Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së Blerim Ramdani, reagon MPJD-ja
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.
Sipas njoftimit të MPJD-së, bëhet fjalë për Blerim Ramadanin, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.
“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë MPJD ka njoftuar se është duke punuar ngushtë me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramazanit.