Arrestohet e më pas lirohet 21 vjeçari në Mitrovicë, publikoi video në Tik Tok duke gjuajtur me armë - NACIONALE

Arrestohet e më pas lirohet 21 vjeçari në Mitrovicë, publikoi video në Tik Tok duke gjuajtur me armë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar në Mitrovicë, pasi i njëjti postoi një video në rrjetin e tij social ‘Tik-Tok’ duke gjuajtur me armë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, se i dyshuari D.H, ishte intervistuar dhe i ishte konfiskuar një armë e llojit pistoletë. I njëjti, pas intervistimit ishte liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e hershme të mëngjesit të datës 03.03.2022, policia në Rajonin e Mitrovicës ka konfiskuar tri armë. Në rastin e parë, policia në Mitrovicë ka identifikuar në person i cili kishte postuar në rrjetin social TikTok një video duke shtënë me armë. Policia ka identifikuar të dyshuarin D.H.,21 vjeçar i cili është arrestuar dhe ka konfiskuar armën e cila është e llojit pistoletë (me gas) ndërsa pas procedurave policore është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme