Arrestohen edhe dy persona në Banjskë të Zveçanit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar të hënën mbrëma në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për KOHËN se personat e arrestuar do të hetohen nëse janë të implikuar në sulmet e së dielës.