Arrestimi i Isni Kilajt nga Specialja, reagon Komuna e Malishevës - NACIONALE

Arrestimi i Isni Kilajt nga Specialja, reagon Komuna e Malishevës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Malishevës është shprehur e shqetësuar me arrestimit të ish-kryetarit të komunës Isni Kilaj nga ana e Gjykatës Speciale.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, është shprehur i bindur në pafajësinë e Kilajt.

Ai ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të ndërpritet kjo mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve.

Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit. Ne kërkojmë që Gjykata Speciale, të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve dhe në të njëjtën kohë, kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”, është thënë në reagimin e kryetarit të Malishevës.

Lajme të ngjashme