Arrestimet për rezrvat shtetërore, reagon Osmani: Është e pamundur të paragjykohet epilogu
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka folur në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë dhe biznesmenit Ridvan Muharremi, në lidhje me keqperdorimin e rezervave shtetërore, pas audio-inçizimeve të publikuara në Nacionale. Osmani e cila po qëndron për një vizitë në Klinë, nga aty tha se duht të presim për epilogun e këtij rasti, e së në këtë moment sipas saj është e pamundur të paragjykohet një gjë e tillë.
"Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese ne duhet ta presim epilogun dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti”, deklaroi Osmani. përcjell EkonomiaOnline.