Arrestimet në MINT, Rukiqi i LDK-së: Dorëheqja e Rozeta Hajdarit nuk mjafton
Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka treguar qëndrimin e LDK-së në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT dhe Rdivan Muharremit, pronar i lokalit “Bukë e zemër”.
Rukiqi ka theksuar se ky arrestim tregon një pjesë të mozaikut të sistemit korruptiv të instaluar nga LVV.
“Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë e të gjatë të sistemit korruptiv dhe kriminal të instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha nivelet e qeverisjes”, ka thënë ai.
Rukiqi vlerësoi se dorëheqja e ministres Rozeta Hajdari nuk mjafton.
“- Kërkojmë arrestimin e Ministres Hajdari; pas zhvillimeve të sotme, dorëheqja nuk mjafton.
- I bëjmë thirrje pushtetit që të mos i pengoj hetimet.” – shkroi pastaj Rukiqi në Facebook.