Arrest shtëpiak ndaj tetë doganierëve dhe një polici të dyshuar për korrupsion - NACIONALE

Arrest shtëpiak ndaj tetë doganierëve dhe një polici të dyshuar për korrupsion

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për caktimit e masës së paraburgimit ndaj tetë doganierëve dhe një polici të arrestuar të shtunën për korrupsion, por ndaj tyre ka caktuar një masë më të butë, atë të arrestit shtëpiak prej një muaj ndaj të gjithë të pandehurve.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e “Betimi për Drejtësi” brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës

Ndryshe, arrestimi i të lartcekurve ka ndodhur të shtunën pas një aksioni të Doganave dhe Policisë së Kosovës të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në njëmbëdhjetë lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës.

Gjatë aksionit janë konfiskuar njëzet plomba zyrtare të Doganës së Kosovës; dhjetë telefon së bashku me katër (4) sim kartela; një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jozyrtar.

Lajme të ngjashme