Armend Zemaj prezanton para deputetëve Projektligjin për Shëndetësi - NACIONALE

Armend Zemaj prezanton para deputetëve Projektligjin për Shëndetësi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Projektligjin për Shëndetësi.

Ai ka thënë se qëllimi është për ta ndihmuar qeverinë në lidhje me planet për shëndetësinë.

“Projektligji ka mbaruar të gjitha procedurat sipas rregullores së Kuvendit. Ka qenë i deleguar për votim në qeveri, dhe nuk kemi marrë përgjigje konkrete vetëm se është në agjendë legjislative”, ka thënë Zemaj.

“Pse kërkojmë përkrahjen për këtë projektligj. Ky ligj ka 128 nene”, theksoi ai.

Në anën tjetër, Komisioni për Shëndetësi i kryesuar nga VV-ja ka rekomanduar që të mos miratohet ky ligj.

VV-ja e bllokoi edhe Ligjin për çmimet e ilaçeve.

Disa nga adresimet e Projektligjit të prezantuar nga Zemaj:

Inicon fillimin e funksionimit të institucioneve të reja. Institutin për sëmundjet e zemrës, institutin për sëmundjet psikiatrike.

Ofron që qeveria të ketë mundësinë e themelimit të institucioneve shëndetësore adekuate.

Rregullon procesin edukativo-arsimor në institucione të kujdesit shëndetësor.

Përcakton profilet e profesionistëve, dhe ato që akrediton organi kompetent në MASHT.

Mundëson punën e pavarur të secilit profesionist të licensuar.

Lajme të ngjashme