Armend Muja i reagon Edi Ramës: Sillet sikur të ishte ndërkombëtar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reagguar lidhur me ngjarjet e fundit në veri. Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Rama ka shtruar pyetjen se nëse situata aktuale në Kosovë po e ndihmon procesin e normalizimit, në të cilin angazhohen miqtë më të ndjekur të Kosovës dhe shqiptarëve.
Rreth deklaratës së Ramës, ka reaguar deputeti i VV-së, Armend Muja.
Muja përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, shqiptar, sillet me Kosovën sikur të ishte ndërkombëtar.
Deputeti i VV-së tutje ka thënë se Rama sillet si i huaj me Kosovën, kur është çështja tek bandat kriminale të Serbisë.
“Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, shqiptar, sillet me Kosovën sikur të ishte ndërkombëtar, i huaj. Edhe përballë kujt? Bandave kriminale të Serbisë” – ka shkruar Muja.
