Armend Muja i ashpër, kërkon arrestimin e Radoiçiqit, të Listës Serbe e djalit të Vuçiqit
Armend Muja, deputet i LVV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka propozuar disa emra që sipas tij duhet të arrestohen pasi janë të përfshirë në grupe kriminale.
Ai ka kërkuar arrestimin e Goran Rakiqit, kryetar i Listës Serbe dhe të disa prej figurave tjera të rëndësishme të LS-së, si Slavko Simiq, Igor SImiq e të tjerë.
Për më shumë, ai ka kërkuar arrestimin edhe të djalit e vëllait të presidentit serb.
“Megjithatë, ajo që dihet në Mitrovicë është që ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës: (1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllau i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević, (3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë - Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vičić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllau i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë” – shkroi ai.