Arifi: PVD sinonim i korrupsionit në Luginë, faktizohet me zhvatjen e buxhetit të Kosovës - NACIONALE

Arifi: PVD sinonim i korrupsionit në Luginë, faktizohet me zhvatjen e buxhetit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se i vjen keq që taksapaguesit u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës duke iu referuar Partisë Demokraitke për Veprim pas akuzave për shpërndaje të fondeve ndaj militantëve partiakë.

Arifi ka thënë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginë dhe se kjo u deshmua me zhvatjen e buxhetit të Kosovës.

“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën PVD është sinonim i korrupsionit në Luginë, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, tha ai në Twitter.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës të premten e 29 tetorit të vitit të kaluar (2021), kishte miratuar buxhetin e vitit 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti kishte ndarë dy million euro për Luginën e Preshevës. Me këtë vendim ishte krenuar edhe kryeministrit Albin Kurti.

E përkrahja për Luginën e Preshevës ka vazhduar edhe këtë vit, teksa Kurti, me 23 dhjetor shkroi në Facebook se ka ndarë 1.2 milion euro për shqiptarët në Serbi.

Por tashmë janë hedhur akuza publike rreth mundësisë së keqpërdorimit të këtyre fondeve të ndara nga Qeveria Kurti, e të cilat i ka mohuar Mustafi.

Lajme të ngjashme