Arianit Koci kërkon dorëheqjen e gjithë liderëve të opozitës: Mungon lideri që sfidon pushtetin - NACIONALE

Arianit Koci kërkon dorëheqjen e gjithë liderëve të opozitës: Mungon lideri që sfidon pushtetin

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, Bedri Hamzës, Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt.

Sipas tij, opozitës i mungon lideri që sfidon pushtetin.

Postimi:

Fitorja ishte e merituar. Albin Kurti është lider i pakontestueshëm.

Problemi mbetet opozita. Mungon lideri karizmatik që mobilizon dhe e sfidon realisht pushtetin. Pa këtë peshë, qeveria humb presionin dhe efikasitetin.

Në këtë gjendje, shteti nuk ecë mirë. E siç e shohim të gjithë - kemi ngecje.

Albinit i takon tani detyra për të ndërtuar konsensus shoqëror dhe për t’i shtyrë proceset përpara. E deri tani, këtë detyrë nuk e ka kryer si duhet.

Kosova funksionon mbi marrëveshje të gjera, jo mbi përjashtim.

Në anën tjetër, në demokracitë e zhvilluara, dorëheqja është akt përgjegjësie.

Prandaj, koha është për dorëheqje dhe hapje rruge nga: Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza.

Pa opozitë të fortë, demokracia dobësohet, dhe shteti nuk funksionon si duhet.

Lajme të ngjashme