Arben Gashi me gjuhë të ashpër ndaj Kurtit: "E ke vrarë idealin e shokëve tu"
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka qortuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për takimin e tij të 26 tetorit.
“Ideja e tij për normalizimin e Kosovës është krijimi i një Asociacioni.” - tha z. Gashi.
Pasi përmendi faktet të cilave i referohet Kurti për ta mbrojtur pranimin e tij – si letra e Mogherinit psh – shefi i grupit parlamentar të LDK-së i tha këto fjalë:
“I pranon këto fakte, ndërkohë që personat që i kanë kriju këto fakte i denigron duke i quajtur tradhtarë.” – u shpreh ai.
Përmes një gjuhe mjaft të ashpër, z. Gashi i tha edhe këto fjalë.
“Për fakte, është e vërtetë, e tha edhe kryeministri, është fakt i vitit 2013 dhe 2015 është letra e Mogherinit, është Gjykata Kushtetuese, është ruajtja e partneritet me ndërkombëtarë. Këto tri shtylla ja kemi kërku në vazhdimës, të triat i ka mohuar. Sot del thotë ishin të mira dhe janë të mira për të ndërtuar Zajednicën, kundër të cilëve vrau njerëz. Sot në momentin kur theksoi në Kuvend se e ka pranu të nënshkruajë tri dokumente me Serbinë për çështje të organizimit të brendshëm të Kosovë, veç le t’i nënshkruajë Serbia. Sot ky quhet vrasës i shokëve të vet, i atyre të rinjve dhe të rejave, i gjymtimit të policëve, ky është vrasësi i tyre” – tha ai.
“Në momentin kur ky deklaroi në këtë Kuvend se ka pranu të nënshkruajë me Serbinë çështje të organizimit të brendshëm të Kosovës është bërë vrasësi i shokëve tij, idealeve të shokëve të tij,”
Ai përmendi edhe argumentin e përdorur nga Kurti se Serbia nuk e donte Asociacionin.
“Mas 10 vjete e kuptoi që Serbia s’e do Zajednicën. Mas 3 vjete në pushtet e kuptoi që Serbia s’e do Zajednicën,”
"Po çaraveshesh, qysh çaravesheshin paraardhësit tu." - vazhdoi tutje Gashi.
Më pas, derisa deputeti vazhdonte fjalën e tij, deputetët e VV-së godisnin tavolinat duke shkaktuar zhurmë në seancë.