APK: Deri me tani deklarimin e pasurisë e kanë bërë gjithsej 3997 zyrtarë apo 77.71%
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe një ditë nga përfundimi i afatit ligjore për deklarimin e pasurisë.
Përmes një komunikate për medie, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se deri me tani gjithsej 3997 zyrtarë publik apo 77.71% e tyre e kanë bërë deklarimin e tij.
“Kanë mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit ligjore për deklarimin e pasurisë, dhe deklarimin e kanë bërë gjithsej 3997 apo 77.71% , rreth 664 apo 13.59%, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë, ndërsa deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë për obligim ta bëjnë rreth 4886 zyrtar publik”, është thënë në komunikatë.
Sipas komunikatës, drejtori i Agjencisë Yll Buleshkaj, ju bërë thirrje të gjithë zyrtarëve publik që deklarimin vjetor të pasurisë ta bëjnë saktë dhe brenda afateve ligjore.
“Rikujtojmë, që për vonesa deri në 15 dite, ligji parasheh shqiptimin e gjobës mandatore deri 500 euro, në rast të mos deklarimit të pasurisë, përveç gjobës, do të përgatiten edhe kallëzime penale dhe mund të dënohen me burgim deri 3 vite, ndërsa në rast të deklarimit të rremë, ndaj zyrtarëve do të përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri 5 vite”, është shprehur Buleshkaj.