Anton Quni- Gërvallës: Jashtëligjshëm e ke kthyer në Kosovë diplomatin nga Britania me një email - NACIONALE

Anton Quni- Gërvallës: Jashtëligjshëm e ke kthyer në Kosovë diplomatin nga Britania me një email

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Anton Quni është ankuar për ministren e Punëvë të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sipas tij pa asnjë arsyetim e ka kthyer në Kosovë, diplomatin Viskont Jakupi në Britani të Madhe.

Quni ka thënë se diplomati është kthyer në Kosovë, vetëm se nuk e ka ditur adresën e banesës së rë se ku do t’ia ofronte ministrija, e që ende nuk kishte filluar së banuari.

“Do e ndajë një rast që unë e njohë mirë, e është publik por se ka marrë vëmendjen e duhur. Në katër raste jam përpjekur të marrë spjegim nga ministrja Gërvalla, po ashtu i jam drejtuar edhe me shkrim por të gjitha ishin të kota, asnjë përgjigjë përvecç heshtjes. Në fund të muajit gusht të vitit 2021 diplomati i karierës Viskont Jakupi, me gradën sekretar i parë nga komisioni i Rotacionit i MPJ-së ishte rekomanduar për të shërbyeer në ambasadën e Kosovës në Britaninë e Madhe. Me 11 tetor 2021 ai bashkë më familje udhëtojnë në Londër duke u vendosur në një hotel të rezervuar nga ambasada dhe menjehërë bashkë më kolegët kishin filluar të kërkojnë banesë. Duke ditur cmimet e larta në Londër, qysh në fillim nënkuptoi se më shumën sa lejohet ishte e pamundur të gjindej banese adekuate. Më këtë situatë Jakupi u përballë me presion që të lëshonte sa më shpejtë hotelin ku ishte vendosur” ka thënë Quni.

Tutje ai thotë se Jakupi lëndën e ka quar në përmbarim.

“ Ndërkohë gjatë kësaj periudhe dy herë nga 10 ditë, qëndrimi në hotel ambasada përmes një agjencioni të patundshmërisë kishte gjetur një banesë në zonën 3 edhe pse nuk rekomandohet për diplomat të jetohet në këtë zonë për shkak të sigurisë. Por për shkak të cmimit më të volitshëm e kohës së limituar për të qëndruar në hotel, ishte pajtuar diplomati që të jetojë këtu në këtë zonë. Diplomatit iu tha se duhet të paguaj një pjesë të qerasë. Me 10 nëntor Gërvalla i shkruan ëmail Jakupit duke i kërkuar adresë të adresës që ai ende nuk e kishte marrë. Minsitrja merr një vendim për tërheqje të menjëhërshme, që Viskont Jakupi të kthehej në Kosovë, pa asnjë arsyetim, duke i shkaktur komplikime atij dhe familjes”,

Lajme të ngjashme