Ankohet ambasadori Dugolli: Detyrën në Uashington nuk e pranova me dëshirë - NACIONALE

Ankohet ambasadori Dugolli: Detyrën në Uashington nuk e pranova me dëshirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, është ankuar se këtë detyrë nuk e ka pranuar më dëshirë.

Në raportin vjetor që Dugolli ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovë, ai ka shkruar se për disa arsyeje nuk ka dashur ta pranojë këtë post.

Këto ditë bëhet një vit që nga fillimi i detyrës si ambasador në SHBA. Me këtë rast po i ndaj disa reflektime të shpejta mbi punën e bërë gjatë kësaj periudhe si dhe mbi hapat e përbashkët në rrethanat aktuale. Besimi për të shërbyer në krye të misionit diplomatik në ShBA është detyrë të cilën nuk e kamë pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale”, thuhet në raportin e ambasadorit Dugolli.

Megjithatë, ai ka thënë se vazhdon ta konsideroj si privilegj këtë post.

Përkundër faktit që shumë nga ato arsyeje vazhdojmë të shpërfaqim në baza ditore, kam bërë përpjekje që të këtë besim ta trajtoj si nder të veçantë dhe që me përkushtim maksimal të përmbushi gjithë çfarë është e mundur”, ka shkruar Dugolli.

Lajme të ngjashme