Anëtarësimi në KiE, Osmani: Asociacioni nuk është kusht në këtë fazë - NACIONALE

Anëtarësimi në KiE, Osmani: Asociacioni nuk është kusht në këtë fazë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se themelimi i Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe nuk është kush për anëtarësim në Këshill të Evropës në këtë fazë.

Ajo ka bërë me dije se Asociacioni do të jetë detyrim për Kosovën vetëm pas anëtarësimin të Kosovës në KiE.

Interpretimet që i jep zonja Bakojanis apo interpretimet që i japin deputetë individualë janë interpretimet e tyre. Mirëpo në qoftë se lexoni letrën e saj në veçanti paragrafi 11-të i raportit e qartëson që kur flitet për asociacionin flitet si një prej detyrimeve pos anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”, ka thënë Osmani.

Duke e komentuar letrën e krerëve institucionalë për Dora Bakojanis, ku Kosova është zotuar për themelimin e Asociacionit, ajo ka thënë se për këtë çështje Kosova është zotuar në vitin 2013.

Mos të harrojmë që për themelimin e Asociacionit është dhënë përkushtimi i plotë në vitin 2013 nëpërmjet ratifikimit, por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, Marrëveshjen Bazike të 27 shkurtit 2023. Pra ky nuk është përkushtim i marsit 2024, është përkushtim i Marrëveshjes Bazike të viti 2023”, ka thënë Osmani.

Më tej, ajo ka treguar se në letrën e krerëve institucionalë janë përfshirë edhe kërkesat e saj.

Ajo çka është më rëndësi që ka qenë edhe kërkesë e imja në letrën që e kemi dërguar e ka përfshirë një pjesë ku kërkohet që çdo detyrim i Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën Kushtetuese, ligjet e Kosovës me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është korniza jonë dhe nuk dalim kurrsesi jashtë saj”, është shprehur Osmani.

Optimizëm për miratimin e raportit

Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet që pritet të ndodhin sot në Paris, ku Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës pritet të miratojë raportin e Dora Bakojanis, raportueses për Kosovën në KiE.

Ajo pret që kjo komitet ta miratojë raportin për Kosovën.

Raporti tashmë është pozitiv, përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës me të drejta të barabarta sikurse të gjithë anëtaret tjerë të KiE. Ajo çfarë do të ndodh sot është procedurë, kjo është një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit e cila është ftuar në mënyrë që ky raport të miratohet dhe pastaj të procedohet për Asamblenë Parlamentare të KiE. Ne nuk mundemi të paragjykojmë rezultatin, kjo është në vullnetin e deputetëve individualë të shteteve që marrin pjesë sot në Komitet”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE.

Mirëpo çfarë mund të them është se Kosova ka bërë çfarë do që është pritur nga ajo dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme në mënyrë që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim dhe deputetët e këtyre shteteve ta përkrahin këtë anëtarësim. Në qoftë se sot gjithçka kalon me sukses atëherë në mes të prillit do të jetë mbledhja e gjithë Asamblesë Parlamentare të KiE ku edhe në qoftë se i marrim votat e nevojshme aty rekomandohet anëtarësimi dhe ky rekomandim kalon prapë në Komitetin e Ministrave për muajin maj të këtij viti dhe aty vendoset për anëtarësimin përfundimtar”, është shprehur Osmani, duke shtuar se Kosova po lobon shumë për këtë çështje.

Janë disa hapa që kanë mbetur por ajo që mund të them është se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar me deputetët e Asamblesë Parlamentare por edhe jemi duke biseduar me shtet veç e veç si presidente në veçanti jam e angazhuar me liderët e shteteve. Presim sot rezultatin shpresë që do të mbështetë kjo kauzë e qytetarëve të Kosovës, të cilët mbesin të vetmit evropianë pa çasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kushdo që është pro të drejtave të njeriut, pro sundimit të ligjit dhe pro demokracisë si tri shtylla kryesore të Evropës i thotë po anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, është shprehur Osmani, raporton EO.

Lajme të ngjashme