Andin Hoti: Bajram Qerkini po përdoret politikisht - NACIONALE

Andin Hoti: Bajram Qerkini po përdoret politikisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Andin Hoti, po pretendon se Bajram Qerkini, udhëheqës i qendrës burimore për persona të zhdukur, po përdoret politikisht.

“Unë mendoj që po përdoret (politikisht v.j.) por kjo është çështje e tij dhe jo e imja, mund të jem gabim, nuk e di”, është shprehur Hoti në KTV.

Sipas tij Qerkinaj ndonjëherë po bën deklarata politike.

“Zotëri Qerkinaj ndonjëherë po del dhe po bën deklarata politike, që nuk do të doja ta shihja për një gjë të tillë, unë prapë e respektoj dhe e kam obligim të vazhdojë ta përkrahë dhe të shkëmbejë informacione çfarëdo që i kemi”, ka theksuar Hoti, duke shtuar se do të donte që ai të mos bënte deklarata të tilla.

Hoti ka theksua se nuk është e vërtetë që Bislimi e ka takuar vetëm një herë Qerkinajn.

“Nuk po e mbroj zotërinë Bislimi, publikisht po e them që nuk jam në parti me Bislimin, e kam thënë disa herë, nuk kam interes ta mbrojë pavarësisht që e kam në hierarki, por më duhet ta them të vërtetën, Bislimi ka thënë se është i gatshëm ta takojnë sa herë që shoqatat kërkojnë, sa herë që kanë kërkuar t’i takojë i ka takuar, sa herë i kanë dërguar shkresa ai u është përgjigjur”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të ngjashme