Analisti serb nga veriu: Nuk e dimë çfarë vendoset për jetët tona në Rashkë - NACIONALE

Analisti serb nga veriu: Nuk e dimë çfarë vendoset për jetët tona në Rashkë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Arsenijeviç nga Iniciativa Qytetare “Mbijetesa serbe”, ka komentuar shkuarjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Rashkë i cili u takua me serbët që qëndruan në Barrkada.

Sipas Arsenijeviç, ajo që po ndodhë në Rashkë nuk është transparente dhe se nuk dihet se çfarë po vendoset për fatin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.

“Nuk ka transmetim, në nuk jemi të ftuar në Rashkë dhe nuk e dimë se çfarë po diskutohet dhe vendoset për fatin dhe për jetët tona”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Arsenijeviç.

Kujtojmë se Vuçiq nga Rashka ka deklaruar se do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë, ani se në një shkrim më herët, deklaroi se “është një ditë e mirë për Serbinë”.

“Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj që ishte ditë e keqe…E kuptoj popullin serb në Kosovë, kurrë nuk do të jenë të kënaqur, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre sepse nuk e dinë se në cilin vend jetojnë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme