Analisti: Mulla Ardian Gola bëri predikim shërbyes që as në Iran nuk ndodh - NACIONALE

Analisti: Mulla Ardian Gola bëri predikim shërbyes që as në Iran nuk ndodh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe artisti Albert Heta ka kritikuar deputetin Ardian Gola për mënyrën se si ka udhëhequr komisionin për Arsim gjatë ditës së djeshme, e në të cilin i kërkoi dje Rrahman Jasharajt që të mos përmendte emrin e Albin Kurtit.

Heta e ka quajtur “Mulla” (klerik fetar musliman) Ardian Golën për shkak të kësaj qasjeje.

“Mulla Ardian Gola tregoj që nuk duhet me za as n’gojë Albin Kurtin. Predikimin e tij shërbyes Udhëheqësit Suprem (mos ia përmend emrin) as në’Iran nuk kishim me najt kaq Dil n’mal.” - u shpreh Heta.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës që i kushtohet Grevës së Përgjithshme, Gola u shpreh se nuk kishte pasur kurrfarë ofendimesh ndaj z. Rrahman Jasharaj. Fjalën e tij e mbështeti edhe deputeti tjetër i VV-së, z. Jahja Kokaj.

Lajme të ngjashme