Analisti Hartwell për takimin Kurti-Vuçiq: Nuk u befasova, dialogu është në ngërç që një kohë - NACIONALE

Analisti Hartwell për takimin Kurti-Vuçiq: Nuk u befasova, dialogu është në ngërç që një kohë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Leon Hartwell, analist në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, ka komentuar takimin e djeshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Hartwell, që është pjesë edhe e universitetit të famshëm LSE, i ka thënë “Zërit të Amerikës” se nuk është befasuar nga mungesa e përparimit dje. Sipas tij, që një kohë dialogu është në ngërç.

“Nuk jam i befasuar që nuk ka pasur përparim. Është një lloj trajektore e dialogut që ka kohë që është në ngërç. Dhe ky jo domosdoshmërisht vetëm për fajin e ndërmjetësve… sepse suksesi i tyre varet nga palët dhe nëse palët nuk duan të lëvizin në një drejtim të caktuar, atëherë nuk ka për të ndodhur.”i tha Zërit të Amerikës Hartwell, analist pranë Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane dhe Shkollës Ekonomike të Londrës.

Lajme të ngjashme