Analistët në debate komentojnë bisedën e Kusarit me Radoiçiqin: "S’ia lë shenjë Kurtit", "dorëheqje"
Analistët e politikës e debatet televizive, të martën mbrëma temë kryesore kanë pasur publikimin e bisedës telefonike të shefës së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin serb, Milan Radoiçiq. Kjo bisedë u publikua në Nacionale dhe debati për të po vazhdon.
Në Debat Plus, Pressing e Rubikon, të martën është diskutuar për videon që ka publikuar gazeta Nacionale, në të cilën dëgjohet biseda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin.
Disa nga analistët kanë kërkuar dorëheqjen e Kusari-Lilës dhe kanë thënë se Qeveria"po bashkëpunon me Radoiçiqin", ndërsa disa të tjerë besojnë se kjo bisedë “nuk ia lë shenjë Kurtit” dhe se “po bëhet për ta dëmtuar Vetëvendosjen”.
Analisti i Debat Plusit, Ylli Hoxha, ka ka kërkuar dorëheqjen e shefes Kusari-Lila pasi sipas tij, asaj i ka humbur besueshmëria.
“Pse po thu nuk e kom taku, kur s’është në pytje takimi fare dhe pse po pretendon që nuk ki komunikim kur kurrkush nuk po të thotë a ki numër të telefonit të Radoiçiqit, pra po i jep dy të vërteta për ta mohuar një të vërtetë të tretë. Kjo është formë e manipulimit të opinionit publik.”
“Unë për këtë menoj që Kusari-Lila duhet me marrë përgjegjësi politike dhe përgjegjësia politike nënkupton që duhet me dhanë dorëheqje sepse ajo e ka humbur besueshmërinë publike pastaj në intervistë te tij e bën një sërë deklarata problematike dhe e zhveshin nga besushmëri publike sepse shefi duhet të ketë besueshmëri” – ka thënë ai.
Në anë tjetër, analisti në Rubikon, Ermal Sadiku, ka thënë se biseda e Kusarit me Radoiçiqin në aspektin politik nuk ka asgjë të keqe, por sipas tij është e tmerrshme ideja se çka është proklamuar nga qeveria.
“Kurti është fantastik në këto vallëzimet në gjuhë politike, unë mendoj se pikërisht pse është aq i mirë ai në këto biseda është edhe pse sot e ka përkrahjen e gjysmës së shtetit, se nuk është që e ka për ndonjë punë të hatashme që është duke ndodhur. Fjalimi i tij ishte pikërisht identik se çka është pritur prej kryeministrit, pikërisht me vallëzu nëpër përgjigje, me u nxjerr nga situate. Nuk mendoj që ia lënë shenjë.” – ka thënë ai.
Analisti pro pushteti, beson se kjo bisedë u publiku pas dështimit për të shkuar në zgjedhje dhe për të dëmtuar VV-në
“Menjëherë pas dështimit të shkuarjes së vendit në zgjedhje, u lëshua një gjë e tillë, natyrisht për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk është diçka e re, është pjesë e bisedës që ka qenë vitin e kaluar në mes dy shefave të grupit parlamentar.” – ka thënë ai.
Edhe analisti tjetër përkrahës i pushteti, Sadri Ramabaja i ka dalur në mbrojtje Kusari-Lilas, duke u shqetësuar se mund të lëndohet.
“Atë ndjeshmërinë e një pjesë të opinionit tonë të preket deri në atë shkallë sa të thuhet se nuk prishë punë nëse lëndohet ndjesitë e një gruaje, ose të jë deputeteje, ose të një nëne” – tha ai në T7.
Ndërkaq, analisti Lirim Mehmetaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka raporte dhe bashkëpunon me Radoiçiqin.
“Siç shihet nga biseda, bëhet e qartë se ka qenë një telefonatë e pritur. Prandaj është krejtësisht e parëndësishme çka kanë biseduar, e kohëzgjatja në këtë aspekt.. Gjithashtu, dëshmohet tash se nuk bëhet fjalë për një bisedë edhe nga vetë Kusari-Lila… tash e kemi mes të artë se Qeveria e Kosovës ka raporte dhe bashkëpunon me Millan Radojçiqin. Sa thellë ky raport ish dashtë me trajtu shteti i Kosovës.” – ka thënë ai.
Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.
Kjo është një pjesë prej më pak se 1 minut e bisedës në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Për më shumë, shikojeni videon: